Një foshnjë vetëm katër muajshe me origjinë shqiptare ndodhet e shtruar dhe e intubuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur prindërit e transportuan për në spitalin e Kyparissias nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë pasi fëmija kishte konvulsione.
Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se foshnja duhej të dërgohej në spitalin e Kallamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës. Kur foshnja mbërriti në Kallamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u konsiderua i nevojshëm intubimi dhe transferimi në spitalin e Athinës.
Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve (dyshohet se është tundur vazhdimisht) dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.
Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në gjyq. Ndërkohë, 20-vjeçari dyshohet se është përdorues i lëndës narkotike, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesë, iu gjet një sasi e vogël kanabisi dhe një armë zjarri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI