Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke filluar pas orëve të mesditës në një pjesë të madhe të territorit por veçanërisht në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe relativisht problematike dhe shpejtësi deri në 12-18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/26 | Shi stuhi/rrebesh |
| Kukës | 14/21 | Re shi stuhi |
| Lezhë | 11/19 | Shi stuhi/rrebesh |
| Dibër | 10/20 | Re shi stuhi |
| Durrës | 16/25 | Re shi stuhi |
| Tiranë | 16/24 | Shi stuhi/rrebesh |
| Elbasan | 15/22 | Shi stuhi/rrebesh |
| Berat | 11/26 | Re shi stuhi |
| Vlorë | 17/24 | Shi stuhi/rrebesh |
| Korçë | 9/20 | Re shi stuhi |
| Gjirokastër | 8/24 | Shi stuhi/rrebesh |
| Sarandë | 17/22 | Re shi stuhi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI