Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Blerta Markun, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku.
Gjyqtarja Blerta Marku u përball me Vetingun më 22 shtator për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.
Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu, Pamela Qirko pas analizimit të provave dhe fakteve vendosi, shkarkimin nga detyra të gjyqtares Blerta Marku.
Blerta Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI