Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të vijojë te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë pjesës më të madhe të ditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 7-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/24 | Re shi diell |
| Kukës | 13/26 | Re shi diell |
| Lezhë | 16/24 | Re shi diell |
| Dibër | 13/23 | Re shi diell |
| Durrës | 14/28 | Re shi diell |
| Tiranë | 17/27 | Re shi diell |
| Elbasan | 15/25 | Re shi diell |
| Berat | 18/28 | Re shi diell |
| Vlorë | 20/28 | Re shi diell |
| Korçë | 11/21 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 14/25 | Re shi diell |
| Sarandë | 16/25 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI