Kryebashkiaku Adrian Gurma priti një grup poetësh nga Shqiperia dhe vende të ndryshme, që moren pjesë në edicionin e 16-të të Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, organizuar nga Klubit i Krijuesve Jonianë, me mbështetjen e Bashkisë.
Gurma i falenderoi ata që kanë zgjedhur Sarandën si muzën e tyre, duke i shtuar asaj lirikën dhe shpirtin poetik. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku shkruan:
“Me shumë kënaqësi prita poetë, nga disa vende të ndryshme , pjesmarrës në edicionin e 16-të të Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, organizim i Klubit të Krijuesve Jonianë, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë. Faleminderit,që e gjeni Sarandën si muzën tuaj dhe i shtoni asaj, lirikën dhe shpirtin poetik, me prezencën dhe krijimtarinë tuaj, duke u kthyer edhe në ambasadorë të spikatur, të promovimit të vlerave shumëdimensionale të saj .”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI