Diplomacia ekonomike, duket se eshte pjese integrale ne axhendën aktive të Ambasadës Shqiptare në Athinë., krahas nje varg veprimtarish te aktivitetit te perdishem dhe promovimit ne menyre periodike te personaliteteve krijueuse te diaspores shqiptare ne vendin helen.

“Mirëprita së bashku me diplomaten për Çështjet Ekonomike, Tregtare & Turizmin, znj. Joana Zhonga drejtuesen e kompanisë “Rumming Ideas”, znj. Ilba Tomori-Rumi me aktivitet konsulencën në fushën e investimeve, eksporteve dhe organizimin e panaireve. Si pjesë e komunitetit të biznesit shqiptar në Greqi kompania “Rumming Ideas” ushtron ekspertizën në Greqi dhe tregjet shqipfolëse të rajonit, duke promovuar kryesisht interesat e sipërmarrjes shqiptare në Greqi.”-shoprehet Amabasadorja ne nje postim ne FB.
“Diskutuam mbi rolin e rëndësishëm të komunitetit të biznesit shqiptar në përmirësimin e mëtejshëm të klimës ekonomiko-tregtare mes dy vendeve si dhe shkëmbimet tregtare statistikisht në rritje. Në të njëjtin kah, evidentuam ndërveprimin efikas të Ambasadës me komunitetin e sipërmarrëve dhe institucionet relevante shqiptare, i cili lehtëson arritjen e rezultateve të synuara dhe konkrete. Në këtë kontekst pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë e bashkëpunimit, me objektiv shtimin e eksporteve shqiptare në tregun grek, rritjen e investimeve greke në Shqipëri, si dhe pjesëmarrjen më të lartë të bizneseve shqiptare në panairet ndërkombëtare, për materializimin e këtyre objektivave.-vuri ne dukje Hajdaraga edhe roli ne nderveprues te selise kryesore diplomatike ne Athine./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore