Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi