

U zhvillua ditete e fundit në Qendren Kulturore te Livadhjase “Katina Papa” Festivali i pare Folkorik i Pakicave Kombëtare ne Shqipëri.

Eventi u organizua nga shoqata “Shen Kozmai” ne Livadhja – Finiq, mbeshtetur nga Komiteti per Pakicat Kombetare në Shiperise.

“Livadhjaja u ndriçua nga ngjyrat vezulluese dhe vallet elegante me entuziazëm që erdhën të gjithë minoritetet në zemrën e Minoritetit Etnik Grek, me harmoni këngësh, vallesh, zakonesh, traditash, ashtu siç është edhe bashkëjetesa e tyre me komunitetin Shqiptar. -u shpreh per kete event kulturor Kostandina Bezhani, kreu i Komitetit te Pakicave Kombetare.
Festivali u pershendete edhe nga deputeti Niko Kuri: ” Ditën e shtune me 05.11.2022 ndoqa me kënaqësi festivalin e parë folklorik të organizuar nga Grupi kulturor Shën Kozmai i Livadhjasë. Përgëzimet e mia të ngrohta për të gjithë ata,ato që ndihmuan në organizimin e përsosur dhe të sukseshëm të këtij Festivali.”
Festivali eshte mireritur edhe nga krijuesit dhe njerezit e mediave.




“Një mozaik brilant dhe fantastik i veshjeve tradicionale,zakoneve dhe traditave të shkelqyera të trasheguara brez pas brezi në keto komunitete. S’ka si të mos të të emociononin vallet dhe këngët në interpretime kaq dinjitoze. Një thesar i vyer qe gjallon me indetitetin e tyre , brenda fondit të kulturës shqiptare dhe i japin një shkelqim mahnitës.”-vleresoi Panajot Boli, mesues, gazetar dhe shkrimtar./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI