-Policia e Sarandes finalizoi ne qytet nje operacion te koduar “Distributors”Gjate punes paraprake u identifikuan dhe e goditen 3 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis. -thane burime prane kesaj Policie.
Nderkohe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike, heroinë dhe kanabis, gati për shitje, 1 mjet prerës thikë dhe një shumë parash. Policia sqaroi ne perfundimti te operacionit:
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se disa shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Sarandës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: – K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI