– Memoriali izraelit i Holokaustit ‘’Yad Vashem’’ publikoi për herë të parë fotografi të rralla të pogromit të vitit 1938 në Gjermaninë naziste në 84-vjetorin e tij. ‘’Fotot janë pjesë e një koleksioni të dhuruar së fundmi në memorialin izraelit’’, theksoi një zëdhënës në Jerusalem. ‘’Ata janë përfaqësues të shkatërrimit dhe sulmeve ndaj komunitetit hebre gjatë pogromit dy-ditor të njohur si ‘Kristallnacht’’, theksoi ai.
Fotot janë realizuar nga fotografë nazistë në qytetet gjermane të Nuremberg dhe Fürth.
Natën e 9-10 nëntorit 1938, nazistët vunë zjarrin sinagogave, bizneseve dhe shtëpive të hebrenjve në të gjithë Gjermaninë duke abuzuar, dëbuar dhe vranë qindra hebrenj. Dhuna besohet se i ka hapur rrugën Holokaustit, në të cilin u vranë gjashtë milionë hebrenj. “Ne shohim burra SS dhe SA që ndezin zjarre, vandalizojnë shtëpitë dhe bizneset hebreje dhe poshtërojnë popullsinë hebreje”, theksoi Jonathan Matthew, kreu i Yad Vashem.
‘’Albumi fotografik u gjet në shtëpinë e një ushtari hebre amerikan’’, sipas Yad Vashem. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI