Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “samiti i 6 dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur”.
Në një takim me demokratë të degës 5 në Tiranë, Berisha e cilësoi moment historik jo vetëm për PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi, faktin që në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët.
“Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeostrategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera”, tha ai.
Berisha tha se “në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare, projektit të Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov”.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll