Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Gjatë pjesës së parë të ditës parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në male reshje dëbore. Prej orëve të mesditës reshjet mbeten prezente kryesisht në relievet malore.
Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës pritet të arrijë shpejtësinë deri në 10-12m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 -3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/11 | Re shi |
| Kukës | 4/5 | Re shi/bore |
| Lezhë | 9/12 | Re shi |
| Dibër | 1/4 | Re shi/bore |
| Durrës | 7/15 | Re shi |
| Tiranë | 8/14 | Re shi |
| Elbasan | 10/15 | Re shi |
| Berat | 6/15 | Re shi |
| Vlorë | 10/16 | Re shi |
| Korçë | 4/6 | Re shi/bore |
| Gjirokastër | 3/10 | Re shi |
| Sarandë | 9/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi