– Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ndërsa po merr pjesë në takimin e 15-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel deklaroi se në PE dje u fol shqip për shqetësimet e shqiptarëve.
Në një videomesazh, Tabaku tha se dje shqetësimet aktuale që diskutohen në Tiranë, që nga procesi zgjedhor e deri tek sistemi i drejtësisë ne i sollëm në Bruksel.
“Me propozimet e PD-së u miratua një rezolutë ku në krye të rendit të ditës ishin shqetësimi për zgjedhjet dhe eliminimi i çdo ndikimi të pushtetit në zgjedhje duke filluar nga abuzimi me të dhënat personale deri te përdorimi i parave publike në zgjedhje. Shqetësim kryesor ishte korrupsioni dhe rënia e indeksit të TI. Por njëkohësisht lufta ndaj krimit të organizuar. Eliminimi i të gjithë ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë. Mediet azilkërkuesit dhe shumë elementë të tjerë që sot janë në rendin e ditës diskutohen në Tiranë dhe ne i sollëm në Bruksel”, tha ajo.
Tabaku theksoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë përveçse procesit të integrimit evropian.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI