Nga Profesor Artan FUGA
“Prisja këtë javë që përfaqësues të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar, ministrja për marrëdhënëiet me Kuvendin, kryesia e Kuvendit, madje edhe Presidenti, kryeministri të takonin kryetarin e opozitës të goditur brutalisht në bulevard për të shprehur të gjithë solidaritetin me të, publikisht, sy më sy, por ahaaaa!
Kundërshtarë, quaji edhe armiq politikë, por në këtë shkallë përbuzjeje është e patolerushme. Nuk kanë atë ngritje morale për ta bërë! Sa keq! Në mos si njerëz detyra ua donte !
Nga kush kanë frikë? Kush e prodhon këtë përçarje mes shqiptarëve? Si i bëhet që e përballin këtë përgjegjësi që kanë?
Dhuna e instaluar publikisht në majë të politikës, dhuna fizike e ka rrënuar përfundimisht këtë komb! Kishte një mundësi për të dalë me anë të këtij veprimi, por nuk u bë! Çfarë katastrofe!”/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi