Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta me diell pasdite në pjesën jugore të vendit.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në zonën e verilindjes reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me deri në 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/13 | Re shi |
| Kukës | 4/10 | Re shi/bore |
| Lezhë | 7/14 | Re shi |
| Dibër | 2/8 | Re shi/bore |
| Durrës | 11/19 | Re shi |
| Tiranë | 9/17 | Re shi |
| Elbasan | 9/15 | Re shi |
| Berat | 8/18 | Re shi |
| Vlorë | 11/19 | Re shi |
| Korcë | 5/12 | Re shi |
| Gjirokastër | 9/16 | Re shi |
| Sarandë | 11/17 | Re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi