Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi feston sot 85-vjetorin e lindjes. Në këtë 85-vjetor, Kryeministri Edi Rama i përcolli Pëllumbit urimet e tij për ditëlindje. Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.
Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë. Servet Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri