Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, mikpritjen dhe kulinarinë e veçantë vazhdon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.Këtë herë është BBC World News, një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës që promovon Shqipërinë turistike.Kryeministri Edi Rama ndau edhe spotin publicitar të BBC-së.
“Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysëm miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “Mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC WORLD NEWS, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti”, theksoi Rama.
Në spotin e BBC u bëhet thirrje ndjekësve të eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit Osman, deri te bunkerët brutalë komunistë.
“Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, është ftesa që iu drejton ndjekësve BBC.
Referuar statistikave zyrtare, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.
Të dhënat flasin se janë 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.
Po ashtu, u vunë re dhe të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit. /
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI