Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.
E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”. E pyetur për deklaratën e saj, Kryemadhi tha se diçka e tillë nuk do të ndodhte pasi ajo nuk ishte Mike Tayson.
“Nuk jam Mike Tayson. Kështu që do të kisha dëshirë të isha Tayson por nuk jam dot,”-tha Kryemadhi.
Në vitin 1997, në ndeshjen mes Mike Tayson dhe Evander Holyfield- Tyson kafshoi në vesh kundërshtarin duke u dënuar për veprimin e tij.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI