Sot, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të radhës e thirrur nga Kryetari i Këshillit Asaf Stroka.
Sipas burimeve të Këshillit perveç disa P/Vendimeve “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike’ pritete që në këtë mbledhje të miratohen kriteret e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023..
Me një theks të veçantë rëndlsie nëkëtë mbledhje është edhe miratimi i sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe listën e familjeve që do të përfitojnë nga ky program si dhe miratimi i nje P/Vendimi mbi sistemin e pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe listën e familjeve që do të përfitojnë nga ky program.
Me një vëmendje të veçantë pritet nga banorë të interesuar edhe P/Vendimi “Për miratimin e deklaratës për bashkëfinancimin e bashkisë në projektin “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”, si dhe P/Vendimi “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës për përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë së trojeve të shtetasve subjekt të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019”.
P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.
Po cila ishte performanca e Këshillit Bashkiak për vitin 2022 në sytë e banorëve që u kanë dhënë votën këtyre këshilltarëve? Një Informacion për performacën e Këshillit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022. do të jetë gjithashtu pjesë e agjendës së sotme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI