Përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe disa deputetë të PD.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etike është mbledhur këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja erdhi pas kërkesës së PS për masë disiplinore për disa deputetë të PD-së.Socialistët kërkuan përjashtimin për 10 ditë nga punët e Kuvendit të kreut të demokratëve, Sali Berisha dhe deputetët, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura.Kërkesa e socialistëve erdhi pas seancës së ditës së djeshme, e cila nuk u zhvillua në kushte normale ndonëse kishte një sërë projektligjesh dhe vendimesh për të diskutuar. Parashikohej një seancë e gjatë, por zgjati 15 minuta.
PD kërkoi debat me kryeministrin për hetimet ndaj ish-zyrtarin e FBI-së. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe bllokuan foltoren e Kuvendit. Berisha këmbënguli për mocion me debat, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos