Nga Eleva XHAJANKA
Hartimi sa më efikas i politikave fiskale për blegtorinë, me synim mbështetjen e prodhimit vendas mblodhi sot në një tryezë diskutimi ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Frida Krifca, ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj me sipërmarrës të fermave blegtorale nga i gjithë vendi.
Në tryezë, diskutimi u përqendrua edhe tek propozimi për heqjen e taksës së hirrës dhe kremit të qumështit për të lehtësuar prodhuesit dhe tregtarët e këtyre produkteve.

Ministrja Krifca ndau në rrjete sociale foto nga ky takim i rëndësishëm, teksa shkroi se “me ministren Delian Ibrahimaj dhe një përfaqësi të fermave blegtorale nga e gjithë Shqipëria diskutuam mbi ndikimin e politikave fiskale në blegtori dhe zinxhirin prodhues e përpunues duke siguruar blegtorët për transparencë të këtyre politikave dhe për mbështetje”.
“Diskutuam me ta gjithashtu dhe politikën mbështetëse për blegtorinë për këtë vit, të cilën, po e ndërtojmë në funksion të nevojave të sektorit por edhe duke dëgjuar ngushtësisht grupet e fermerëve e blegtorëve”, theksoi ministrja.
Ndërkaq, në takim është folur edhe për ndërtimin e mekanizmave rregullatorë në lidhje me politikat fiskale dhe Skemën Kombëtare të Mbështetjes, për të siguruar bashkëpunimin e mirë mes palëve dhe zhvillimin me hapa të sigurt të Blegtorisë, me qëllim final produkt më të sigurtë dhe cilësor për konsumatorin si dhe zgjerimin e eksporteve të sektorit në tregje të reja ndërkombëtare.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat