Dy shqiptarë janë plagosur me thikë nga një bashkëatdhetar i tyre në ishullin Rhodos të Greqisë.
Sipas medieve lokale greke, mësohet se një 23-vjeçar ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i cili punonte si DJ në klubin e natës, e po ashtu edhe kushëririn e tij. Të rinjtë janë konfliktuar, pasi 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë. Teksa ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi