Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e degëve 8,9 dhe 10 në Tiranë.
Gjatë takimit me strukturat e PD-së, Berisha u shpreh se, “korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar, luftuan forcën politike pro-perëndimore të Shqipërisë”.“Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në vitin 1991 ne përballeshim me një monizëm të bazuar në luftën e klasave, doktorinën Marksiste-Leniniste si bazë e saj. Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit. Ndoshta kurrë ndonjëherë në Evropë nuk ka pasur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar”, tha ai.
Po ashtu, Berisha tha se, “presione të jashtëzakonshme u bënë mbi anëtarësinë e PD.
Por, shtoi ai, “duhet të pranojmë, një sintonizim kjo, jo vetëm i kësaj qeverive, të bazuar në krimin, drogën, por edhe në aleatët e tyre të korruptuar, diplomatë të korruptuar, zyrtarë, parlamentarë të korruptuar, të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta”.
“Shqiptarët këto vite të pashembullta për Evropën, për vendet e lira, kanë dëgjuar deklarata mbështetëse për krim-ministrin e tyre Edi Rama, më shumë se të gjitha kohërat, se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit. Por lavdi Zotit, ne sot jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë në fitoren tonë. Përsëri, kjo amalgamë korruptive e korrupsionit shqiptar, me atë ndërkombëtar, përpiqet të mbahet, të rezistojë, përpiqet të mashtrojë shqiptarët prap, por ju garantoj ju se të ardhme nuk kanë. E ardhmja është e atyre që i besojnë transparencës, atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne kemi guxuar dhe do të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI