Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Lokalisht reshjet në periudha tepër afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1 – 7 m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtesi që arrinë 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/16 | Re shi / diell |
| Kukës | 9/18 | Re shi / diell |
| Lezhë | 8/17 | Re shi / diell |
| Dibër | 6/16 | Re shi / diell |
| Durrës | 11/18 | Re shi / diell |
| Tiranë | 11/19 | Re shi / diell |
| Elbasan | 5/19 | Re shi / diell |
| Berat | 11/19 | Re shi / diell |
| Vlorë | 13/18 | Re shi / diell |
| Korcë | 5/13 | Re shi / diell |
| Gjirokastër | 11/16 | Re shi / diell |
| Sarandë | 7/18 | Re shi / diell |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi