Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij, gjykatësin italian, Giovanni Falcone, i cili u vra nga mafia 28 vite më parë.
Basha ripublikoi një mesazh të ambasadorit të Bashkimit Europin në vendin tonë, Luigi Soreca në kujtim të gjykatësit italian, Falcone, ndërsa theksoi se ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale parakusht për integrimin në BE.
“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”, tha Basha
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës