SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti  parashikohet me alternime vranësirash deri ne të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në mbrëmje shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën veriore në orët e mbrëmjes. Reshje bore të dobëta në male. Prani të mjegullës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare  1 – 8m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtesi 8 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/18Re diell /shi
Kukës4/13Re diell /shi
Lezhë8/17Re diell /shi
Dibër2/12Re diell /shi
Durrës8/19Re diell /shi
Tiranë8/18Re diell /shi
Elbasan6/18Re diell /shi
Berat5/18Re diell /shi
Vlorë8/17Re diell /shi
Korçë2/11Re diell /shi
Gjirokastër2/17Re diell /shi
Sarandë7/18Re diell /shi
error: