Kryeministri Edi Rama informoi sot se, qeveria po përgatit reformën e prokurimeve publike, një revolucion që do ta ngrejë Shqipërinë në një tjetër nivel në aspektin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se, “ne duam të hyjmë në një fazë të re me prokurimet publike”.
“Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërësisht sistemin e zbatimit të prokurimeve publike, që siç vlerësohet edhe nga raportet e Komisionit dhe nga qëndrimet e Këshillit, kanë bërë përparime të konsiderueshme”, informoi Rama.
Por, shtoi Rama, “heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë”.
“Për këtë po bashkëpunojmë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara me të cilët do të paraqesim shumë shpejt një platformë, që do të transformojë komplet prokurimet publike dhe nuk do të ketë më zyrtarë të lartë që do të ketë lidhje me prokurimet publike”, tha Rama.
Kryeministri siguroi se, “ky është një tjetër revolucion që do ta ngrejë Shqipërinë në një tjetër nivel në aspektin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, sepse aty është një nga problemet kryesore”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi