“Kompleksi Urbanistik Islamik- Xhermëhallë”, ndodhur në Bashkinë Delvinë është pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
DRTK bën me dije se janë kryer ndërhyrje restauruese, që kanë përfunduar në këtë kompleks urbanistik. “Përfundojnë punimet e mirëmbajtjes / restaurimit / konsolidimit, në monumentin e kulturës së kategorisë së parë”, thuhet nga DRTK Vlorë, që ka ndarë në faqen e saj në rrjete sociale dhe foto të kompleksit.
Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale vjet u bë me dije se brenda muajt tetor nisnin punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit, në këtë objekt monument kulture kategoria e parë.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehej se punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit, kryesisht konsistonin në ndërhyrje tek “Hamami”.
“Përforcim i qemerëve të tij, duke vendosur strukturë (qemerë) çeliku; mirëmbajtje, pastrim dhe sistemim i ambientit përreth, etj. Ndërhyrje tek “Tyrbja”: restaurim çatie, vendosje e tavanit të drurit, restaurim i kalldrëmit të dyshemesë, konsolidim të çarjeve në muraturë, etj.
Ndërhyrje tek pjesa tjetër e “Kompleksit” janë konsolidim i rrënojave ekzistuese, etj”, thuhej nga DRTK. Xhamia e kompleksit është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Shqipëri, xhamia -mbret e Xhermëhallës në Delvinë.
Kompleksi islam i vitit 1682, i vetmi për nga arkitektura në territorin shqiptar është monument kulture i kategorisë së parë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë herë pas here bën me dije për projektet, që ndërmerren në objektet e ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI