Në Ditën Botërore të Ujit, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve në bashkëpunim me GIZ gjerman promovoi sot në Sarandë një aktivitet ndërgjegjësues.
Veprimtaria u zhvillua në shëtitoren e rehabilitiar “Naim Frashëri” dhe tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave të ndryshme.



Mbi këtë event në mjedisin e hapur me mesazhet promocionale vizuale për rëndësinë e ndërgjegjsësimit për mosshpërdorimin e ujit në një ditë simbolike ndërkombëtare, në emër të Shoqërisë Rajonale foli Tereza Shano, specialiste e marrëdhënieve me mediat dhe publikun.

Ishte i pranishëm edhe drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, Armando Goxharaj.
Veprimtaria ndërgjegjësuese u ndoq nga dhjetra qytetarë, njerëz të mediave , etj,.


Në fund të eventit, drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Armando Goxharaj, zhvilloi një takim njohës me përfaqësues të mediave në Sarandë./sarandaNews,.al.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër