Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur sepër ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të disa qendrave të presionit të ulët të cilat kanë përfshirë rajonin e Ballkanit.
Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale me intensitet të ulët dhe lokalisht pranë relieveve malore në formën e shtrëngatave. Në zonat malore në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje dhe shpejtësi 1 -8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/13 | Diell re / shi |
| Kukës | 0/7 | Diell re / shi |
| Lezhë | 6/13 | Diell re / shi |
| Dibër | 0/7 | Diell re / shi |
| Durrës | 7/14 | Diell re / shi |
| Tiranë | 7/14 | Diell re / shi |
| Elbasan | 5/15 | Diell re / shi |
| Berat | 5/14 | Diell re / shi |
| Vlorë | 6/13 | Diell re / shi |
| Korçë | 2/7 | Diell re / shi |
| Gjirokastër | 3/13 | Diell re / shi |
| Sarandë | 6/14 | Diell re / shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI