Beton elektoral. Hiqni dorë nga investimet në fushatë! Komuniteti i harrur kujtohet tani me beton në rrugën Markat-Ninat. Ky ka qeneë apeli i fundit i kandidatit ë PD biznesmenit Fatmir Shero për një investim që sipas tij bie ndesh edhe me kriteret e vendosura nga KQZ


“Sot Bashkia Konispol po kryen një investim fushate duke shtruar me beton rrugën Markat-Ninat. Nuk jam kundër investimeve por ka pasur kohë të mjaftueshme 8 vjet per ta bërë këtë rrugë, qoftë edhe 2 muaj më parë. Prandaj u kërkoj të heqin dorë nga investimet e fushatës për t’u hedhur hi syve atij komuniteti të harruar nga vitet e pushtetit.”-pohon Shero ne nje shkrim të ilustruar edhe me pamje nga investimi.

Kandidati i PD Shero shton se “Për transparencë kërkoj nga Bashkia preventivin e punimeve operarative me krahët e punëtorëve të zjarrfikses dhe makinave të firmës private bashkëngjitur, kontatën qe ka me të.!/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI