SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Më 14 maj të ndalim të keqen, të votojmë ndryshimin

 Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha në takimin me qytetarë të Durrësit deklaroi se një e treta e popullsisë, në 8 vite, ka braktisur vendin, ndërsa ftoi durrsakët të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, në zgjedhjet e 14 majit.

“E keqja nuk ka fund. Ndaj dhe me 14 maj, të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore. Me brigjet, me tokat, me kodrinat, nuk ka bukuri më përrallore se Durrësi, nuk ka një vend me potenciale të tilla”, tha Berisha.

Por vuri në dukje ai, përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës.

“Në vend që të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë dhe shërbejnë në turizmin e vendeve të tjera. Në vend që të punojnë në femrat e tyre, shkojnë dhe punojnë në fermat e të tjerëve. Përse po largohen shqiptarët? Po largohen sepse ka një politikë gjenocidale. Edi Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët nga Durrësi, t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se për këtë u janë krijuar kushte të kalkulueshme që ua bëjnë jetën të pajetueshme në vend.

“Kjo quhet gjenocid dhe ky largim është krim kundër njerëzimit. Le t’u referohemi fakteve. Me aktin e parë, dyfishoi taksat, përgjysmoi bizneset. Së dyti, ndërmori fushatën unike në botë. Askund në botë nuk arreston kush për çështje civile. Që kur janë themeluar kodet, çështjet civile janë civile dhe ato penale janë penale. Në një proces me një trashëgimi arkaike, të tmerrshme, arrestoi për fatura, 38 mijë qytetarë në vitin 2015. Ndërkohë kur çdo shtet në botë u paguan faturat atyre që nuk paguajnë vetë. Kurse ky u tregon derën e burgut. Natyrisht kjo ishte përzënie”, tha Berisha.

Berisha foli dhe për gjendjen e fermerëve, ku tha se ata po konkurrohen nga qumështi pluhur i importuar.

“Çfarë mund të bëjnë fermerët në Durrës e Shqipëri kur ky sjell vërshimin e qumështit pluhur nga Shemavija. Si mund të maten fermerët e Durrësit me prodhuesit përreth, kur vetëm Kosova subvencionon çdo hektar grurë me 400 euro, subvencionon çdo lopë me 90 euro? Çfarë ndodh? Krijohen kushte për largimin e tyre. Nga Shkodra shkojnë dhe punojnë në Mal të Zi. Në vitin 2013, rrogat në Shqipëri ishin më të lartat në Ballkan. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve rritej në Durrës dhe mbarë Shqipërinë”, theksoi ai.///

error: