SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 14 prill 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme të ndikuara nga një sistem frontal shoqëruar me masa ajrore të ftohta, të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas gradualisht pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet përsëri në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe 1000 metër në juglindje reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1 – 6m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër9/18Re shi/diell
Kukës5/13Re shi/diell
Lezhë8/17Re shi/diell
Dibër4/12Re shi/diell
Durrës10/19Re shi/diell
Tiranë11/20Re shi/diell
Elbasan9/20Re shi/diell
Berat5/20Re shi/diell
Vlorë8/18Re shi/diell
Korçë6/12Re shi/diell
Gjirokastër4/13Re shi/diell
Sarandë10/19Re shi/diell
error: