-Në kuadër të projekti “Nxënësit, pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin; riciklojnë dhe dashurojnë trashëgiminë” inicuar nga Qendra AJMMI-t mbështetur nga PNUD dhe Bashkia e Sarandës, shkolla “9 Tetori” në Sarandë çeli ekspozitën e talenteve në fushën e pikturës së mjedisit, artizantit familjar, riciklimit dhe fotografisë artistike për monumentet e kulturës dhe natyrës.


Me eksponatet ku ishin ekspozuar punime të nxënësve të talentuar me vizatime të natyrës, punime të artizanatit familjar të traditës, risjellë nga duart e nxënësve, me riciklime të ndryshme dhe fotografi artistike me fokus monumentet e kulturës, kryesisht nga qyteti antik i Butrintit dhe Parku kombëtar me të njejtin emër; holli i katit të pare të kësaj shkolle u shndërrua në një mjedis festiv duke u frekuantuar nga qindra nxënës, mësues dhe veprimtarë të Qendrës AJMMI.

Ekspozita e talenteve të kësaj shkolle u vizitua edhe nga drejtoresha e kujdesit social Bashkia Sarandë, Anila Pikuli dhe punonjës dhe specialist të kësaj drejtorie.

Talentet e reja dhe pjesëmarrësit e tjerë të shkollës “9 Tetori” u pershëndetën në këtë ceremoni nga drejtori ekzekutiv i AJMMI-t, Shkëlqim Hajno, drejtoresha e shkollës Manushaqe Mero dhe drejtorja e kujdesit social në Bashkinë e Sarandës-partenere e në këtë projekt që i shërbeu nxitjes dhe promovimit të talenteve në këtë shkollë..

Sipas Qendrës AJMMI, veprimtaria e mësipërme është praraprirë dhe do të pasohet edhe nga vizita sudimore kreative si në Parkun Kombëtar të Butrintit, në rënojat e Onhezmit, në Muzeuan arkeologjik ‘Kaonia’, etj., Punimet më të mira nga kjo ekspozitë sikurse edhe në shkollat e tjera të bashkisë, “Adem Sheme”, Gjashte, Çukë e Ksmamil, do të paraqiten në panairin “EKSPO 2023” gajtë muajit maj në shëtitoren “Naim Frashëri” në Sarandë.
Projekti I mësipërm përfshin evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e pikturës së mjedisit, risjelljen e traditës familjare të artizanatit të dorës, nxitjen e fantazisë në riciklime si dhe pasionin dhe dashurinë për monumentet e kulturës.

Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

#ReLOaD #ReLOaDAlbania; #DemokraciVendore; #BallkaniPerëndimor; #EuropeanUnionInAlbania; #UNDPAlbania; #UNDPEUpartnership #BashkiaSarande,
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans European Union in Albania #ReLOaD_WBYP#UNDP #UNDPAlbania#EuropeanUnion#UNDP #UNDPEUpartnership,#WesternBalkans,#Shkolla 9-Tetori,#shkolla 9 vjeçareÇukë,#shkolla Ksamil,#shkollagjashtë,#LocalDemocracy/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI