-INTERVISTOI: Panajot BOLI -AJMMI
(Në kuadër të projektit të Agjencisë AJMMI: “Nxënësit pikturojnë mjedisin, riciklojnë, risjellin artizanatin familjar dhe dashurojnë monumentet”, mbështetur nga PNUD në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë).

-‘’Kemi venë re nder vite qe veprimi praktik, veprimi në terren për ta prekur gjenë vet, është më e thjeshtë për ta kuptuar, është më e thjeshtë për ta interpretuar’’


-Intervistë e Erjona Goxhari,arkeologe e zyrës se kordinimit dhe administrimit të Parkut Kombëtar Butrinti, dhenë gazetarit tonë, Panajot Boli-
Pyetje:Nismën tonë si AJMMI, me projektin e mbeshtetur nga PNUD, për të futur dashurinë për natyrën, arkeologjinë, si e vlerësoni?
Përgjigje: Është një nismë shumë e bukur. Mëndoj se Saranda ka nevojë për veprimtari të këtij lloji se ka shumë talente të pazbuluara në Sarandë dhe se duhen organizuar akoma më mirë,Do të ishte gjë e mirë të organizoheshin orë-shop, kurse trajnimi në të ardhmen,me qellim qe t’u japim mundësinë gjithë fëmijëve të shpalosin talentet e tyre.

Pyetje: Ju mendoni, dhe meshoni në idenë se, krahas kurseve të tjera qe po zhvillohen e fëmijët zbulojnë talente e tyre në ato fusha, të këtë kurse trajnimi për ata fëmijë që kanë pasion arkeologjinë dhe i duan monumentet, prej të cilave jo vetem do të nxitet pasioni, por do të përfitojnë njohuri me të gjera për trashegiminë?

Përgjigje: Të bësh kurse për gërmime arkeologjike është pak e veshtirë, por ama të bësh kurse ku ata të bëjnë vizatime,të njihen me gjerat interesante të arkeologjisë, është e mundur. Ata mesohen dhe apasionohen duke ngjallur dashuri dhe edukatën kulturore për të mbrojtur identitetin kombëtar. Këto rrenoja kanë një histori të tyren që është pjesë e identitetit kombëtar shqiptar. Dhe kjo do të ishte gjë mjaft e mirë se duke i vizatuar, duke i prekur, duke degjuar historinë e tyre dhe epokës që i përkasin, ato behen pjesë në vetveten e tyre ,e mbrojtjes se këtij identiteti.
Pyetje: Brezi i ri ka nëvojë ta njohë trashegiminë tonë kulturore,si domosdoshmëri e formimit të identitetit të tyre kombëtar. Ju më stafin tuaj a bëni përpjekje të gjeni forma e menyra për t’i afruar këta nxënës?
Përgjigje: Në një te ardhme, nese një fëmijë vjen sot e vizaton një monument, , nesër ai mund të bëhet një arkitekt shumë i mirë,nese një fëmijë dëgjon për historinë, nesër mund të behet një arkeolog shumë i mirë, duke njohur shumë gjera interesante për historinë e popullit të vet, neser mund të bëhet një studiues shumë i mirë., Domethenë i hapen horizonte për të ardhmen e vet. Ky është synimi ynë qe të gjejmë rrugë bashkëpunimi sa më të frytshme, të terheqim sa më shumë fëmijë.
Pyetje: Ju jeni një Park shumë i rendësishëm , deshmi e kulturës sonë mjaft të pasur, një portë e madhe për turistet qe mahniten me thesarin e paçmuar të trashegimisë tonë. Kohët e fundit ju i keni drejtuar sytë nga shkollat, nga brezi i ri. Si i keni këto lidhje dhe bashkëpunimin?
Përgjigje: Ne kemi vite që punojmë me shkollat e rrethit të Sarandës nepërmjet programit kombëtar të edukimit përmes kulturës me aktivitete të tilla si Mozaixhisti i vogël, Gjuetia e thesarëve, Poçari i vogël, që ishte një aktivitet i bërë tani vonë. Janë gjithë këto aktivitete që kanë me trashegiminë kulturore dhe në fokus kanë fëmijët
Pyetje: Ju si arkeologe, si ndiheni kur shikoni interësimin e ketyre fëmijëve, që ju ndoqen me mjaft interes me biseden qe zhvillove me ta sot ? Këto aktivitete a janë efikase ?
Përgjigje: Po, jam shumë e kënaqur. Unë jam vetë pjesë e atij grupi që realizuam gjithë ato veprimtari.Do të deshironim të kishim një bashkëpunim akoma më të madh me të gjithat shkollat e rrethit të Sarandës, por me shkollat e komunitetit kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm, sepse po të shikosh, fëmijët janë ato gjenerat e ardhshme që do ta marrin në dorë , dhe ajo gjeneratë e ardhshme, ajo fëmijë, mesohet me kulturë që ta ruaj dhe ta mbroj këtë trashegimi kulturore, mësohet me mozaikët, me arkeologjinë, me poçarinë, ai në të ardhmen e ka të brumosur në vetveten e tij për ta mbrojtur e për ta çuar në një stad më të mirë, me të lartë zhvillimi
Pyetje: Ndihmësit tuaj më të mirë dhe ata qe ngjizin të parët dashurinë për historinë, monumetet, të kaluarën e një kombi, janë mesuesit e historisë nëpër shkolla . A mbani lidhje të ngushta dhe bashkëpunoni vazhdimisht?
Përgjigje:Programi ‘Edukimi përmes kulturës’ është direkt në bashkëpunim me shkollat. Nuk është vetem Parku Kombëtar i Butrintit. Është program kombëtar. Të gjitha intitucionet që varen nga Ministria e Kulturës, janë pjesë e ketij programi kombëtar dhe dihet normalisht mesuesi që është prezent te pjesa e trashegimisë kulturore, është mesuesi i historisë.

Pyetje: Nxënësit ju ndoqen me mjaft vemendje dhe në ato pyetje qe të drejtuan, tregojnë ineteresin për monumetet dhe historinë e Butrintit. Cili do të ishte mesazhi juaj për ata?
Përgjigje: Unë vetem një gjë mund t’u them: Duhet të mesoni fort. Çdo gjë arrihet ne qoftë se ti ke deshirën, ke pasionin, ke drejtimin e duhur

Pyetje: Ju mendoni se veprimtaritë praktike janë të efektshme, ato e afrojnë me shumë ndaj këtij pasioni për monumentet?

Përgjigje: Kemi venë re nder vite qe veprimi praktik, veprimi në terren për ta prekur gjenë vet, është më e thjeshtë për ta kuptuar, është më e thjeshtë për ta interpretuar


(Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.#ReLOaD#ReLOaDAlbania; #DemokraciVendore; #BallkaniPerëndimor; #EuropeanUnionInAlbania; #UNDPAlbania; #UNDPEUpartnership#BashkiaSarande, Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans European Union in Albania #ReLOaD_WBYP#UNDP #UNDPAlbania#EuropeanUnion#UNDP #UNDPEUpartnership,#WesternBalkans,#Shkolla 9-Tetori,#shkolla 9 vjeçareÇukë,#shkolla Ksamil,#shkollagjashtë,#LocalDemocracy.)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI