Poeti, studjuesi dhe publicisti i njohur Ago Nezha, botoi dhe hodhi sot në qarkullim librin e ri “ Ishim më Mirë kur Ishim më Keq”
Sipas autorit libri im Publicistik ” Ishim më Mirë kur Ishim më Keq”, që për nga radha vjen pas librit ” Informacioni dhe Komunikimi në Bujqësi dhe ” Papagajt e Politikës”, ndërkohë që kanë hyrë në botim dy librat e tjerë publicistik: ” Demonët e Demokracisë” dhe ” Shqipëria dhe Krahinomania”.
Nezha shprehet se “Me daljen nga shtypi të këtyre dy librave publicistik barazohet me 5 vëllimet poetike: ” Lot në Sytë e Detit”, me parathënje të madhit Dritëro Agolli, “Diell i Tradhëtuar “, “Hall me Nuse Keq me Vjehrra”( satirike), ” Pse Vrapoj”, dhe ” Hënë e Verbuar”.krahas 8 librave artistik, dhe 25 librave profesional, monografi dhe shkencor. Dua të falënderoj botuesin e ” TRIPTIKUT”, për cilësinë e botimeve, që siç u shpreh aktoria Margarita Xhepa, këto botime të zbukurojnë biblotekën.
Mësohet se një meritë të veçantë, që i shton ndriçimin veprës është stili dhe analiza që i bën në parathënie profesori, diplomati dhe shkencëtari Ksenofon Kristafi.
Libri ” Ishim më Mirë kur Ishim më Keq” ka tre rubrika si 1) ZHGËNJIMI
2.) SHKATËRRIMTARËT 3) PAZARET E POLITIKËS. Ky libër ka disa proza poetike që lexohen me ëndje. Ndër më kryesoret do përmëndja: ” Politikanë Sharlatanë dhe Opinionist Pehlivan”, ” Gënjeshtrat Garojnë, Cilën Gënjeshtër të Besojmë: ” Opozitarët dhe Tradhëtarët”, ” Lulashi Borizan i Hashashit”, ” Deputetët janë Bërë të Gjithë për t’u Rrahur”, etj. Libri mund të gjendet në Tiranë te Librari ” AGOLLI” dhe në të gjitha libratië ” TOENA”. /sarandaNews.al///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI