Nga Etleva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka votuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ministrja Krifca i bëri thirrje qytetarëve, që të votojnë masivisht në zgjedhjet vendore, që zhvillohen sot në të gjithë vendin.
“Thirrja ime është që të gjithë të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi sot është dita e duhur për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet”, tha Krifca përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.
Ministrja ftoi qytetarët të votojnë, teksa theksoi se vota është fuqia e gjithsecilit që të zgjedhë ata që duam të çojnë punët përpara.
“Le të mblidhemi të gjithë si një komunitet e të zgjedhim ata që duam të çojnë punët e 61 bashkive tona përpara. Është dita e duhur për të treguar se demokracia është më e fortë kur të gjithë marrin pjesë për të ndërtuar të ardhme më të fortë”, deklaroi ministrja Krifca.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI