Nga Piro NASE
Në Leusë të Përmetit ndodhet kisha e vogël e Shën Kristoforit, të cilën diktatura e ktheu në stallë lopësh, por sërish komuniteti ortodoks e rindërtoi. Prej 32 vitesh në këtë kishë shërben At Ilia Tyto, i cili jo vetëm kryen shërbesat fetare por edhe mirëmban objektin e kultit.

Shumica e objekteve të kultit në Përmet në kohën e komunizmit u poshtëruan duke u shndërruar në magazine dhe stalla. Mes tyre, kisha qindravjeçare e Shën Kristoforit që ishte kthyer në stallë lopësh për kooperativën e Leusës.

Me ndryshimin e sistemit, u rindertua dhe sot shërben si objekt kulti per besimtarët ortodoks që marrin pjesë në shërbesat fetare, drejtuar nga At Ilia Tyto. Kisha u ringrit falë kontributit të drejtuesve të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe ndihmesës së besimtarëve.

“Në vitin 1991 filloi restaurimi u ndërhy në çati dhe në mure, me ikonografinë me vendet ulëse për besimtarët. Kjo është kishëz e vogël, por brenda saj mban dashurinë e Perendisë”, tha at Ilia.
At Ilia, është i vetmi që prej 32 vitesh udhëton nga Përmeti për tu kujdesur për kishën, që ndodhet poshtë fshatit Leusë. Me pasionin e një kishtari të devotshëm ka bërë gjithçka, duke siguruar edhe ndriçimin përmes instalimit të ndriçuesve LED me energji diellore.
“Vij tek kjo kishë gjithmonë, e kam në zemër. Punoj vete me mbjelljen e luleve, kujdesem për kishën sepse ska të ardhura”, tha ai.
Kisha e Shën Kristoforit mendohet se daton nga koha e Bizantit, por gjurmët e hershme janë zhdukur gjatë regjimit totalitar. Ne komunizëm kur nuk kishte sherbesa fetare, – thote At Ilia, – sërish besimtarët e devotshëm në raste Pashkësh apo Krishtlindjesh ndiznin qiri fshehurazi jashtë kishës së Shën Kristoforit. Përmendet historia e ish-kryetarit të kooperativës, Perikli Muço që u gjet asokohe duke ndezur qiri dhe u internua familjarisht në Belsh. Historia e kësaj kishe është sa e lashtë po aq dhe mistike, pasi dikur vajzat luteshin fshehtazi për të gjetur fatin e mirë me kurorëzimin e një martese.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI