Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, si asnjëherë më parë, 21% e territorit shqiptar sot është zonë e mbrojtur. Në Ditën Evropiane të Parqeve, kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mrekullitë e natyrës të Shqipërisë. “Në Ditën Evropiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar”, shkruan Rama.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”