Sot në skenën e qendrës kulturore “Katina Papa” të Livdhjasë , artdashësit do të kenë mundësinë tlë ndjekin një performojë të një grupi muziko grek me këngë të zhanrit “rebetiko”.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Javës së Kulturës Greke ku përfshihet Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Dropullit, i cili ditën e sotme zhvendoset në Tiranë.

Një koncerti në Katedralen Ortodokse në Trinaë, sipas burimeve të Ministrisë së Kulturës mund të konsiderohet si një nga kulmet e Javës Kulturore Greke, që do vijojë me kulinari, sport, teatër e sërish muzikë.
Ndërkohë, programi i “Dropull Travels to Tirana”, parashikon që sot të shfaqen 4 filma të metrazhit të shkurtër, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.


“Muzika nuk njeh gjuhë, nuk njeh kufij e largësi. Dhe një mbrëmje me muzikë të mirë është gjithnjë celebrim i së bukurës dhe shpirtit të një populli”, kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në përfundim të koncertit që u mbajt mbrëmë me muzikë greke, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi