
Gruaja nga Kopaçeza e nisur dje me helicopter në Tiranë në rrezik për jetën, sot ka nisur ta kalojë situatën kritike.
Mësohet se sot, mjekët e spitalit në Tiranë njoftuan se gruaja gruaja 24 vjeçare, është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të përmirësuar.
Gruaja e re shtatzënë, banore e fshatit Kopaçez në bashkinë Delvinë, tentoi t’i jepte fund jetës duke konsumuar ilaçe që përdoren për helmimin e dhelprave. Mësohet se pas këtij veprimi ajo u hodh nga dritarja e shtëpisë.
24 vjeçarja u transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga ku më pas, u transportua me helikopterin e urgjencave mjekësore drejt Tiranës.
Ndërkohë, burimet spitalore, thane se foshnja e palindur e 24 vjeçares, kishte humbur jetën///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI