Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.
Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.. Sakaq, trupi i viktimës, Marsel Kasi, është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Mësohet se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos