SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 1 korrik 2023

/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura duke nisur nga orët e mesditës.

Në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën e veriut dhe relievet kodrinore – malore në lindje të vendit.

Më pas itensiteti i reshjeve rritet deri ne mesatar dhe hera-herës deri i lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave në zonën e veriut dhe qendër.

Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era ne mesdite fiton shpejtësi dhe me rrahje deri në 12-14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/33Diell re shi
Kukës16/29Diell re shi
Lezhë19/31Diell re shi
Dibër15/29Diell  re shi
Durrës23/31Diell re shi
Tiranë22/33Diell re shi
Elbasan19/33Diell  re shi
Berat19/33Diell re shi
Vlorë19/31Diell re
Korçë17/29Diell  re shi
Gjirokastër17/32Diell re shi
Sarandë20/30Diell re
error: