Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë ndihmuar disa pushues, të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.
Sipas deklaratës për shtyp të Policisë së Shtetit, mjetet e tyre pësuan defekt gjatë lundrimit dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.
“4 pushues ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt. Po ashtu në plazhin e Livadhit, mjeti me të cilën lundronin disa pushues kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg”, informoi Policia.
Pushuesit, të cilët, ndodheshin në bordin e mjeteve lundurese janë dërguar në breg dhe nuk kanë pasur asnjë problem shendetësor.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi