Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u kap duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri. Ajo u fotografua duke kaluar pushimet e saj në Sarandë. E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj.
Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.
Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri