Muzikali “Mamma Mia”, komedia muzikore e cila është bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor ABBA, me të cilat janë dashuruar breza të shumtë ndër vite, do të vijë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Kjo shfaqje artistike vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht.
Teatri muzikor “live” do të vijë për dy netë resht, sot dhe nesër. Grupi I aktorëve përbëhet nga emra të njohur si Elia Zaharia, Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Endri Kaçaçi, Igli Zarka etj.
Kjo shfaqje artistike ndërtohet mbi 3 disiplina të artit, kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Komedia muzikore “Mamma Mia” vjen me regji të Altin Bashës, skenografi të Iliriana Bashës si dhe vocal coach nga Linda Kazani.
1 nga 2

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi