Nga Juliana PRIFTI
Mbështetja nga IPARD i dha mundësi Erlisit nga Krutja e Lushnjës të kryejë investime bashkëkohore në serrat e tij, ku kultivon perime.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot shembullin e fermerit Erlis Allkanjari, i cili prej 15 vitesh merret me kultivimin e perimeve në serra.
“Erlisi ka ndërtuar një serrë moderne me sipërfaqe 8.8 dynymë, ku mbjell perime të ndryshme të sezonit, me cilësi të lartë dhe të sigurta për konsumatorin, të garantuar nga investimet bashkëkohore në serrë përmes mbështetjes nga programi IPARD”, u shpreh Krifca në rrjetet sociale.
Erlisi është përfitues nga programi IPARD II për masën ndërtim serre, sistem vaditës. Ai tregoi se investimet e kanë modernizuar serrën e tij, me hapje nga lart dhe prodhimin e domateve aktualisht e ka nxjerrë në tregun vendas, në Tiranë.
Ai tregon se cilësia e domates ka qenë shumë e mirë. Erlisi thotë se për zonën e Myzeqesë bujqësia është e ardhmja, pasi edhe fitimi është i lartë.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI