Si rezultat i kontrolleve në të gjitha subjektet e shërbimit në vijën bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan në një lokal në plazhin e Dhërmiut, një tjetër rast të ndotjes akustike.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë menaxher i këtij lokali, kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të përcaktuar, dhe si pasojë, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat