Drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Sarandës i cili mban dhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Finiq është arrestuar nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të këtij qyteti.
Report Tv mëson se Thoma Kallojeri ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli kur dhe i janë vënë prangat në orët e vona të mbrëmjes së 1 shtatorit 2023. I arrestuari, 67-vjeçari Thoma Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Finiqit, -informoi gazetari i Report Tv, Limos Didani.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi