Pas zbulimit të skandalit kur një punonjës policie në Kakavijë kërkonte favore seksuale për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, Policia e Shtetit ka marrë masa drastike në drejtim të tij. Sipas një komunikate, punonjësi i policisë është përjashtuar menjëherë nga radhët e forcave të rendit.
Policia e Shtetit:/Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit bëri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi